"Do të punojmë bashkë, edhe më shumë"

“Do të punojmë bashkë, edhe më shumë”

Kryetari i Kuvendit të Kosovës që njëherësh është edhe kryetar i PDK-së Kadri Veseli ka përgëzuar qytetarët e komunave veriore të Kosovës për procesin e qetë zgjedhor.

Veseli nuk ka harruar të theksojë që kandiatët e PDK-së kanë dal fituese nga partitë shqiptare në këto komuna.

“Përgëzoj qytetarët e katër komunave veriore të Kosovës për procesin e qetë zgjedhor që zhvilluan sot dhe i falënderoj ata për përkrahjen bindëse dhe besimin e madh për partinë e tyre, për Partinë Demokratike të Kosovës, si parti fituese shqiptare.”, ka shkruar Veseli në Facebook.

Sipas Veselit, me këto zgjedhje u konfirmua sovraniteti institucional dhe territorial i Republikës së Kosovës.

“Do të punojmë bashkë, edhe më shumë, për ta përmirësuar jetën e secilit, në Mitrovicë, Leposaviq, Zveçan, Zubin Potok, e në tërë Kosovën. Ecim përpara me Dekadën e Re.”, përfundon Veseli shkrimin e tij./21Media