Kadri Veseli kujton Mehmedin

Kadri Veseli kujton Mehmedin

Me rastin e vdekjes së gazetarit dhe publicistit, Qani Mehmedit, kreu i Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), Kadri Veseli e ka kujtuar si një njeri shumë të mirë dhe gazmor.

“Paska vdekë Qani Mehmedi, një gazetar, publicist dhe njeri shumë i mirë e gazmor. Për herë të parë e kam takuar në Tiranë gjatë viteve të nëntëdhjeta ku punonte si korrespondent dhe jepte kontribut shumë të çmuar”, ka shkruar Veseli në profilin e tij zyrtar “Facebook”.

Veseli ka ngushëlluar duke thënë: Qoftë i paharrueshëm kujtimi për të!

Puublicisti, Qani Mehmedi ka vdekur mbëmë në moshën 64 vjeçare, ndërsa varrimi i tij do të bëhet bëhet sot në orën 18:00 në vendlindjen e tij Drogomisht i Vogël në Kërçovë të Maqedonisë./21Media