Veseli i uroi fat për të hënën Përfaqësueses së Kosovës

Veseli i uroi fat për të hënën Përfaqësueses së Kosovës

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli pas barazimit të sontëm të Kosovës ndaj Malit të Zi u shpreh se përfaqësuesja e Kosovës meritoi tri pikë.

Veseli përmes një postimi në facebook i uroi përfaqësueses së Kosovës më shumë fat në ndeshjen e së hënës, ndaj Bullgarisë.

“Merituam tri pikë. Megjithatë, një tjetër pikë në rrugëtimin e Kosovës tonë për në Kampionatin Europian. Më shumë fat të hënën! Gjithmonë me ju!”, shkroi Veseli në facebook.

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll sonte shënoi barazim (1-1) ndaj Malit të Zi në ndeshjen e kualifikuese për evropianin 2020.

Kosova mban pozitën e tretë në Grupin A, të cilit i prinë Anglia me 6 pikë, pasuar nga Çekia me 3 pikë, kurse Kosova ka 2 pikë, aq sa kanë Bullgaria dhe Mali i Zi që mbajnë pozitat 4 dhe 5.

Të hënën Kosova do të ndeshet me Bullgarinë, ndaj të cilës ka barazuar në lojën e parë në Prishtinë/21Media