Veseli mbajti takim me qytetarët në Pejë

Veseli mbajti takim me qytetarët në Pejë

Kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka deklaruar se Isa Mustafa e di mirë qëndrimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Albin Kurtin, siç e di qëndrimin e Kurtit për ShBA-të.

Veseli në takimin me qytetarët në Pejë, ka thënë se vetëm pak ditë na ndajnë nga vendimmarrja qytetare që do të jetë referendum popullor.

“Nuk ka qytet që është në mënyrë më natyrale i ndërlidhur me platformën e PDK-së se sa ky qytet. Ky qytet i njerëzve që janë ndërmarrësit më të fuqishëm në Republikën e Kosovë. ,,,,,nuk do të ketë as nuk ka adresë politike më të qëndrueshme, më përkrahëse për ndërmarrësit se vizioni ynë, platforma jonë e Dekadës së Re për ta ndërtuar të ardhmen për të gjithë qytetarët e vendit tonë, për shtetin tonë se sa Partia Demokratike të Kosovës”, ka thënë Veseli.

Lideri i PDK-së ka deklaruar se në fokus të tyre është punësimi për të rinj, fuqizimi i ndërmarrësve, i arsimit, i shëndetësisë, i policisë dhe i çdo sektori e çdo punëtori.

“Nuk është në të mirën e Kosovës të ketë një koalicion të korrupsionit dhe izolimit. Shefit të LDK-së i them miqësisht si profesor dhe si intelektual, se edhe ai e dinë sikurse unë, sepse kemi qenë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e dinë se çfarë qëndrimi ka Amerika për Kurtin dhe çfarë e ka Kurti për Amerikën, është shqetësim, e bëj nga shqetësimi, nuk e bëj nga dëshira kur flas se Kosovës sonë të udhëkryqit, dilemave ku do të ketë vnedimarrje të fuqishme, Kosovës nuk i duhet koalicioni i izolimit dhe korrupsionit, pavarësisht ambicieve që mundesh me pas në karrierën tënde në jetë si shef i LDK-së. Për aq sa po flas për koalicionin e izolimit dhe korriupsionit e dimë saktësisht se cfarë veprimi ka ndërmarrë. Nuk i kemi dërguar PDK-ja në prokurorinë e Kosovës 72 lëndë të korrupsionit për Isa Mustafën në prokurori. A i duhet Kosovës, koalicioni i izolimit dhe korrupsionit? A i sjellë perspektiv ë Kosovës koalicioni i izolimit dhe korrupsionit”, është shprehur Veseli, duke komunikuar me simpatizantët e PDK-së.

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Veseli po ashtu ka thënë se duhet të bëhemi bashkë të gjithë si në vitin 1999, kur edhe e kemi arritur suksesin më të madh si vend bashkë me Amerikën.
Ai ka thënë se qeverisja e tij do t’i japë përkrahje rinisë inovatore, fermerëve, ndërmarrësve dhe nuk do të ketë asnjë tatim të ri, por do të ulën ato që janë aktualisht, për të pasur më shumë prodhim, më shumë punësim dhe zhvillim.

Lideri i PDK-së u ka kërkuar qytetarëve pejanë që ta votojnë Partinë Demokratike të Kosovës dhe të përçojnë optimizëm kudo, duke kërkuar që më 6 tetor të votojnë të gjithë për ta ruajtur Kosovën.

Kandidati për deputet Xhavit Haliti pasi promovoi disa nga deputetët e PDK-së, tha se të gjithë duhet të angazhohen për t’i dhënë mundësi qeverisë që do të kujdeset për qytetarin.

“Që Partia Demokratike të vazhdoi misionin e saj jo vetëm për t’i dhënë frymim Kosovë por për ta fituar lirinë e Kosovës të re. Liria e Kosovës fitohet atëherë jo vetëm me këtë që e kemi, por liria e Kosovës fitohet atëherë kur ne e bëjmë zero korrupsionin në Kosovë, e fitojmë atëherë kur institucionet e Kosovës, kur organet ligjvënëse dhe ligj zbatuese e bëjnë zero krimin e organizuar në Kosovë, kur shteti i Kosovës do të lulëzoj me ekonominë dhe përparimin e tij, me arsimin e mirë, me shëndetësinë e mirë“, ka thënë ai.

Haliti i ka thënë Veselit se si kryeministër i ardhshëm, që në ditën e parë të marrjes së detyrës ta mbyllë Hidrocentralin, pasi nuk kanë nevojë të kenë hidrocentral që e shterr Bistricën, as për hidrocentral që i pasuron pesë persona e e varfëron shpirtin e 170 mijë banorëve.