Veseli kërkon nga VV-ja reflektim për ta votuar demarkacionin

Veseli kërkon nga VV-ja reflektim për ta votuar demarkacionin

Kryeparlamentari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli tha se presin që sa më shpejtë ta përfundojnë seancën në të cilën do të jetë Demarkacioni me Malin e Zi. Ai pret reflektim nga opozita.

Sipas tij, ka shenja të mira dhe beson se do të arrihet shpejt konsensus.

“Është në të mirën e shtetit dhe besoj shpejt do të kemi vendimmarrje. Seanca po vonohet se po duhet koncensusi na duhen edhe disa vota. Vetëm edhe një reflektim ma qytetar i një pjesë të lëvizje vetëvendosjes dhe kishim shku në seancë”, është shprehur Veseli pas mbledhjes së Kryesisë me shefat e Grupeve Parlamentare.

Kreu i Kuvendit ka bërë thirrje që të votohet sa më shpejtë Demarkacioni, sepse sipas tij është ajo që po e presin qytetarët. “Nuk është koha të na ik treni kemi humbur shumë mundësi”, ka përfunduar ai.

Pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, Kadri Veseli tregoi për seancat e caktuara në javën e ardhshme.  Ai tha se të martën dhe të mërkurën janë paraparë vazhdimet e seancave të pakryera, ndërsa të enjten do të ketë seancë të re.

“Kuvendi po punon, kemi 52 pika që do t’i trajtojmë në 3 seanca të ndara. Dy vazhdime: e martë dhe e mërkurë dhe seancë të re të enjten”, tha Veseli.