"Partia Demokratike të Kosovës është më e bashkuar se kurrë më parë"

“Partia Demokratike të Kosovës është më e bashkuar se kurrë më parë”

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Kadri Veseli, në një tubim masiv në Mitrovicë, ka thënë se Kosovës i duhet një kryeministër, që bashkëpunon me Amerikën, me Britaninë e Madhe, me të gjitha vendet e Bashkimit Evropian dhe e integron vendin dhe popullin tonë në familjen e madhe euroatlantike.

“Edhe Mitrovica ka vendosë. Partia Demokratike të Kosovës është më e bashkuar se kurrë më parë. Ne jemi shpresë për të gjithë qytetarët. Jemi fuqia që e ruan Kosovën, që e zhvillon dhe e integron. Kosovës i duhet Qeveria e udhëhequr nga PDK-ja. Kosovës nuk i duhet koalicioni i izolimit dhe korrupsionit, i cili e dëmton partneritetin me miqtë ndërkombëtarë dhe e thellon edhe më shumë izolimin dhe korrupsionin. Kosovës i duhet një Kryeministër, që bashkëpunon me Amerikën, me Britaninë e Madhe, me të gjitha vendet e Bashkimit Evropian dhe e integron vendin dhe popullin tonë në familjen e madhe euroatlantike. Votoni Partinë Demokratike të Kosovës. Votoni numrin 112, sepse është zgjedhja e duhur për Kosovën! #PDK112”, ka thënë Veseli përmes një shkrimi në Facebook.

Sot është dita e dhjetë dhe e fundit e fushatës elektorale për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës.

Në zgjedhjet parlamentare të 6 tetorit garojnë 25 subjekte politike përfshirë edhe koalicione parazgjedhore, derisa numri i qytetarëve me të drejtë vote janë 1  milion e 937 mijë e 869./21Media