Në këtë tubim foli dhe ish zyrtari i administratës së presidentit amerikan, Donald Trump, Mathew Whitaker

Në këtë tubim foli dhe ish zyrtari i administratës së presidentit amerikan, Donald Trump, Mathew Whitaker

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Kadri Veseli ka thënë sot qeveria që do ta drejtojë, do ta luftojë korrupsionin dhe nepotizmin, do ta zhvillojë ekonominë, do të krijojë vende pune të qëndrueshme dhe do të ofrojnë të ardhme për të rinjtë që të qëndrojnë në Kosovë.

Veseli në tubimin e radhës të fushatës zgjedhore që e kishte në Gjilan, ishte nën praninë edhe të  ish kreut të  Drejtësisë së Administratës Trump, Matthew Whitaker.

Për këtë arsye, kandidati për kryeministër tha së bashku me Amerikën, Kosova është më e fortë, më e sigurt në rrugën e saj të suksesit dhe se korrupsionin do të luftojnë bashkë me të.

“Qeveria që do ta drejtoj unë, do ta luftojë korrupsionin dhe nepotizmin, do ta zhvillojë ekonominë, do të krijojë vende pune të qëndrueshme dhe do të ofrojë të ardhme për të rinjtë tanë që të qëndrojnë këtu. Korrupsioni është shqetësim global dhe luftimi i tij është prioritet absolut. Edhe për Presidentin Trump. Edhe për ne në Kosovë. Siç e tha edhe miku ynë, Matt Whitaker, një personalitet i respektuar që ka udhëhequr në nivelin më të lartë sistemin amerikan të drejtësisë, për këtë duhen vepra dhe jo fjalë!”, ka thënë Veseli.

Më 6 tetor, Veseli ka thënë se qytetarët duhet të zgjedhin midis një Qeverie që e udhëheq PDK-ja, e cila do ta forcojë partneritetin me Amerikën dhe Bashkimin Europian ose, për alternativen tjetër, që sipas tij  është një koalicion i izolimit, korrupsionit dhe përçarjes.

“Para nesh qëndron një moment kthese historike. Për t’u dhënë fund dilemave, ndarjeve dhe për t’i dhënë udhë shpresës, bashkimit, të ardhmes. Dhe 6 tetori është shans që nuk guxon të humbet. Me mua Kryeministër, Kosova nuk do t’ia mbyllë derën miqve tanë perëndimorë. Por, do të punojë edhe më fuqishëm me ta, për të mirën e Kosovës, për të mirën e partneritetit. Amerika është aleati ynë më i fortë. Është mbrojtësi dhe mbështetësi ynë më i madh. Amerika është e shenjtë për ne! Dhe e ardhmja e Kosovës do të jetë më e mirë dhe më e sigurt me një mbështetje të fortë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, u shpreh Veseli.

Në këtë tubim foli dhe ish zyrtari i administratës së presidentit amerikan, Donald Trump, Mathew Whitaker.

Teksa ka thënë se SHBA-ja i mbështet njerëzit që e luftojnë korrupsionin dhe e forcon miqësinë me aleatët.

Për këtë arsye, Whitaker u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që të votojnë në këto zgjedhje për Kadri Veselin, dhe një parti që e forcon raportin me Amerikën dhe jo siç tha për dikën që e izolon dhe rrezikon marrëdhëniet.

“Pra, më duket se zgjedhja për popullin e Kosovës është mjaft e qartë dhe ju keni një vendim shumë të rëndësishëm për të marrë. Në këto votime, zgjedhja është midis: një qeverie që do të forcojë bashkëpunimin me ne – Shtetet e Bashkuara për të luftuar korrupsionin dhe për të zhvilluar ekonominë tuaj në mënyrë që të krijohet mirëqënie dhe sukses për të gjithë. Mundësitë tuaja alternative përbëjnë një rrezik – bëhet fjalë për një qeveri e udhëhequr nga politikanë që mund ta izolojnë Kosovën dhe do të dëmtojnë marrëdhëniet tuaja me ne. Për një qeveri që nuk mund ta luftojë korrupsionin”,  ka thënë Whitaker.