141 vjet nga  tubimi më i rëndësishëm kombëtarë shqiptar

141 vjet nga  tubimi më i rëndësishëm kombëtarë shqiptar

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, tha se më 10 qershor të vitit 1878 lindi ideali për mendimin shtetëror e kombëtar i shqiptarëve i cili vazhdon edhe në ditët e sotme.

Sipas kryeparlamentarit, ky ideal më së miri u kurorëzua me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

“Si sot 141 vjet më parë, në Prizren lindi mendimi shtetëror kombëtar i shqiptarëve. Ky ideal u rrit dhe na udhëhoqi. E më së miri u kurorëzua me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, 20 vjet më herët. Ky ideal vazhdon edhe sot, në rrethana të reja. Kombi ynë ecën i sigurt drejt të ardhmes së tij euro-atlantike”, ka shkruar Veseli në Facebook.

Më 10 qershor të vitit 1878 filloi organizimi dhe themelimi i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, që në historinë e popullit shqiptar të kohës së re, historikisht është tubimi më i rëndësishëm kombëtarë shqiptar./21Media