Veseli: Nga sot fillon një epokë e re për Kosovën

Kosova tani ka ushtrinë e saj

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli pas votimit të tri projektligjeve që i hapin rrugë FSK-së për t’u bërë ushtri tha se sot po fillon një epokë e re për shtetin.

“Kuvendi e miratoi ligjin 06 L124 për shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës. Në këtë vit votim sot fillon një epokë e re për shtetin tonë, nga ky moment zyrtarisht e kemi Ushtrinë e Kosovës. Në sallë kemi kadetët e Kosovës e Forcës së Sigurisë së Kosovës që edhe nga ky qast, janë edhe ushtarët e Kosovës të cilëve u urojmë Ushtrinë e Kosovës. Urime ushtarë, prej sot gaditur”, është shprehur Veseli.

Kosova tashmë ka ushtrinë e saj. Kuvendi i Kosovës ka miratuar transformimin e Forcës së Sigurisë në Ushtri të Kosovës./21Media

Back to top button