Veseli nominohet për kryeministër të Kosovës

Veseli nominohet për kryeministër të Kosovës

Sot u mbajtë konventa solemne për nominimin e kreut të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veselit për kandidat për kryeministër të Kosovës.

Është prezantuar edhe lista prej 110 kandidatëve që do të garojnë për zgjedhjet e parakohshme të 6 tetorit.

Kjo listë, të cilës i prin Kadri Veseli, përfshinë 68 kandidatë që kandidojnë për herë të parë dhe ka mbi 40 kandidatë të moshës së re, të cilët synojnë të fitojnë besimin e popullit.

Nënkryetari i PDK-së Enver Hoxhaj tha se Kadri Veseli është njeriu më i duhur për t’i prirë qeverisë së ardhshme pasi ka të gjitha atributet që i nevojiten një politikani.

Ndërsa, kandidati i PDK-së për kryeministër të Kosovës, Kadri Veseli, bëri thirrje që në zgjedhjet e 6 e tetorit t‘i jepet besimi partisë që ai drejton, “si partia më e guximshme me vizion për një të ardhme të ndritur të vendit, dhe me perspektivë për rininë, për një vend pa korrupsion dhe me zhvillim ekonomik”.