Veseli thotë se presin procedim të disa çështjeve të rëndësishme

Veseli thotë se presin procedim të disa çështjeve të rëndësishme

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka deklaruar se pret që të kenë vendimmarrje në Kuvend dhe Qeveri, përndryshe  sipas tij humb kuptimi i vazhdimit koalicionit.

Ai pas mbledhjes së Kryesisë, tha se opozita nuk mundet t’i  rrëzojë, por presin procedim të disa çështjeve të rëndësishme.

“Unë pres shumë shpejtë që të kemi vendimmarrje të mëdha në Kuvendin e Kosovës. Nuk duhet të humbim kohë duhet të ketë vendimmarrje në këtë vend, pres shpejt që të kemi vendimarrje shpejt në Kuvend dhe Qeveri, përndryshe hup kuptimi e një vazhdimësie politike dhe koalicionit” tha Veseli.

Veseli u ndal edhe të siguria në Kosovë, pas mobilizimit për sulme terroriste, duke ftuar qytetarët që të jenë sa më vigjilentë.

Kosova sipas tij, nuk guxon të stagnojë por duhet të hecë përpara në zhvillimin ekonomik dhe integrimet euro-atlantike./21Media

http://rtv21.tv/veseli-opozita-nuk-mundet-te-na-rrezoje/
Facebook Comment