"Serbia u gjunjëzua dhe nënshkroi kapitullimin"

“Serbia u gjunjëzua dhe nënshkroi kapitullimin”

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh lider i PDK-së, Kadri Veseli ka kujtuar 20-vjetorin e marrëveshjes së Kumanovës ku Serbia pranoi humbjen e luftës në Kosovë.

Veseli ka shkruar në faqen e tij në Facebook se pas një shekulli sakrifice e vuajtje të popullit tonë, ëndrra e madhe e lirisë po bëhej realitet, në ditën që Serbia u gjunjëzua dhe nënshkroi kapitullimin përfundimtar.

“Si sot 20 vjet më parë, në Kumanovë, Serbia u gjunjëzua, duke nënshkruar kapitullimin përfundimtar në luftën e Kosovës. Pas një shekulli sakrifice e vuajtje të popullit tonë, ëndrra e madhe e lirisë po bëhej realitet”, shkruan Veseli.