Veseli deklarohet për krizën në koalicionin qeverisës

Veseli deklarohet për krizën në koalicionin qeverisës

Përveç hetimit të listave të veteranëve nga Komisioni, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka paralajmëruar se do të ketë edhe iniciativa të tjera që sipas tij, do ta rregullojnë statusin e luftëtarëve.

Në konferencën për media, pas mbledhjes së Kryesisë, Veseli tha se UÇK është vlerë e kombit, statusi i ushtarit të UÇK është i shenjtë andaj askush nuk ka të drejt ta mohojë as abuzojë në emër të UÇK-së.

Dëshiroj ta theksoj këtë mesazh tek qytetarët në mënyrë të veçantë tek bashkëluftëtarët e mijë. Ndjehuni krenar me luftën e juaj të cilën e keni bërë për lirinë e vendit tuaj. Askush nuk mund të jua mohojë kontributin e juaj.  Kjo iniciativë ka të bëjë me i ndal zërat dhe manipuluesit të cilët janë duke u munduar që të abuzojnë në emrin tuaj, ashtu edhe në emrin tim.  Shteti Kosovës dhe unë në çfarëdo pozicioni që kam, nuk do të lejojë luftëtari të jetë lëmoshë, statusi i tij të varet prej 170 euro. Do të ketë edhe iniciativa tjera që do të rregullojnë statusin e luftëtarit”, tha Veseli.

Kryeparlamentari theksoi se Kosova gjithmonë do të jetë për dialog me Serbinë, shkruan rtv21.tv

Do të jemi për paqe dhe fqinjësi të mirë”, theksoi ai.

I pyetur për krizën në koalicionin qeverisës dhe si parashihet të tejkalohet kjo, Veseli tha se “bashkërisht duhet të bëjmë më tepër në luftë kundër korrupsionit, ekonominë dhe integrimin e të rinjve që të mos na ikin”.

Sa i përket çështjes së vizave, Veseli tha se partnerët evropianë nuk kanë të drejt ta konsiderojnë veten më të privilegjuar.

Është problem që ka të bëjë më tepër me BE-në. Miqtë tanë, partnerët tanë evropian duhet të jenë më korrekt me veten e tyre, nuk kanë të drejt ata ta konsiderojnë veten më të privilegjuar se ne. Na jemi krenar që jemi të Kosovës, kemi identitetin e fuqishëm si shqiptarë, edhe si shtetas të Republikës së Kosovës. Nuk do t’i nënshtrohemi as nuk do ta krijojmë ndonjë situatë për të cilën ne ta ndjejmë veten inferiorë. Le ti liberalizojnë kur të duan, por ne të punojmë këtu”, përfundoi Veseli./21Media