Veseli pas intervistimit: Lufta e UÇK-së ishte përballje me gjenocidin serb

Deklarohet Veseli

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli është deklaruar pas intervistimit nga Gjykata Speciale.

Ai ka bërë thirrje që gjithë qytetarët e Kosovës, ta kalojnë bashkë këtë sfidë.

“Siç edhe kam premtuar publikisht, sot jam paraqitur për intervistim, kam përfunduar intervistën. Vitet e 90 -ta kanë qenë vite të rënda për popullin tonë. Një nënshtrim para Serbisë për pastrim etnik, do të thotë për gjenocid kundër popullit tonë. Ne ju kemi kundërvënë. Lëvizja jonë çlirimtare ka qenë UÇK-ja përballje me gjenocidin serb. Lufta e UÇK-së ka qenë përballje me pastrimin etnik të cilin ka synuar Serbia ta bëjë në Kosovë. Ftoj të gjithë qytetarët e Kosovës që të jemi bashkë të kalojmë edhe këtë sfidë. Kjo është e tëra”, ka thënë Veseli.

Ftesa Veseli i kishte ardhur më 7 nëntor, megjithatë nuk ishte bërë e ditur se në çfarë cilësie ishte ftuar.

Back to top button