Veseli: Pavarësia e SHBA-së është ditë e bekuar edhe për ne

Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, ka bërë një shkrim me rastin e pavarësisë së SHBA-së.

Veseli thotë se kjo ditë është edhe ditë e bekuar për ne pasi që Amerika është mburojë e pavarësisë sonë.

“Dita e Pavarësisë së SHBA-së është ditë e bekuar edhe për ne sepse Amerika ishte dhe mbetet mburojë e lirisë dhe pavarësisë sonë në historinë e re. Vlerat dhe principet amerikane mbesin fanar udhëzues për demokracinë tonë inkluzive, dhe me mundësi të barabarta për të gjithë. Zoti i bekoftë SHBA-të dhe miqësinë nëpërmjet popujve dhe shteteve tona”, ka shkruar Veseli në Facebook./21Media

Back to top button