Në një konferencë për media, kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, pranoi humbjen

Në një konferencë për media, kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, pranoi humbjen

Para gazetarëve Veseli deklaroi se kanë punuar shumë për t’i fituar këto zgjedhje, mirëpo nuk i fituan, shkruan rtv21.tv.

Ai shtoi se e pranojnë verdiktin që e kanë dhënë qytetarët , duke bërë të ditur se PDK do të kalojë në opozitë, ku do të vazhdojë t’i shërbejë kombit dhe shtetit.

Ai përfundoi fjalën e tij duke falënderuar aktivistët dhe anëtarët e PDK-së, duke theksuar se është krenar me ta./21Media