Veseli për dhunimin në Drenas: Drejtësia të godasë pa mëshirë ata të cilët e bënë këtë krim

Veseli reagon pas rastit të dhunimit të të miturës në Drenas

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka reaguar lidhur me rastin e dhunimit të së miturës nga mësimdhënësi e pastaj edhe na hetuesi policor.

Ai ka kërkuar nga autoritetet që të zbatohet drejtësia lidhur me këtë rast.

“Shpreh indinjatën time të thellë për ngjarjen e fundit të dhunimit të një vajze në Drenas. Kërkoj nga autoritetet përgjegjëse që të marrin veprimet e duhura, me qëllim që drejtësia të godasë pa mëshirë ata të cilët e bënë këtë krim.“, ka shkruar Veseli në Facebook.

Lidhur me rastin ka reaguar edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi,  i cili ngjarjen e ka quajtur si ndër ndodhitë më tronditëse në Kosovën e pasluftës.

Kurse , Kryeminstri Ramush Haradinaj ka thënë se është i tronditur me këtë ngjarje dhe ka siguruar familjarët e viktimës se ky rast do të trajtohet seriozisht nga organet e drejtësisë.

Reagime ka pasur edhe nga përfaqësues të partive politike, nga organizata të ndryshme si nga opinioni publik në rrjete sociale./21Media

Back to top button