Veseli i bënë thirrje opozitë të marrin pjesë në këto bisedime

Veseli i bënë thirrje opozitë të marrin pjesë në këto bisedime

Kryeparlamentari i Kosovës, Kadri Veseli pas takimit të delegacionit francezo-gjerman ka mbajtur një konferencë për media ku u shpreh i bindur se Kosova e ka përkrahjen për liberalizim të vizave nga këto dy shtete.

Ai është shprehur se e mira e procesit të dialogut është se vendet e BE-së dhe SHBA-të do të jenë më të involvuara. Kreu i Kuvendit tha se Kosova ndihet e sigurt në çdo proces kur ka në krah miqtë të mëdhenj si SHBA, Gjermania dhe Franca. “Vendet e BE-së do të jenë më të involvuara në këtë proces  bashkë me SHBA-të në  arritjen e një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë”, tha Veseli.

Ai tutje ka shtuar se qendrimet e vendit tonë janë unike, të cilat lidhen me mandatin kushtutes mbrojtjen e sovranitetit dhe integritet territorial. Veseli konfirmoi qëndrimin e institucioneve të Kosovës për të arritur marrëveshje përfundimtare me Serbinë, e cila do thotë njohje e pavarësisë Kosovës nga Serbia dhe do t’i hapte rrugë shtetit të Kosovës për anëtarësim në OKB dhe organizmat e tjerë ndërkombëtarë, si dhe do të normalizonte raportet midis Kosovës dhe Serbisë, si vende të pavarura dhe sovrane.

Në këtë funksion, ai tha se takimi i Parisit paraqet një rast për të rifilluar dialogun, deri në marrëveshjen përfundimtare dhe njohjen reciproke midis dy shteteve.

Veseli theksoi se gjatë këtij takimi nuk ka pasur ndonjë kërkesë specifike nga delegacioni i sotëm veç  asaj që krerët e shtetit duhet të jenë më të përgatitur në Samitin e Berlinit.

Kryeparlamentari ka bërë thirrje për opozitën që të jenë pjesë e këtyre bisedimeve për të mirën e Kosovës. “Bëjë thirrje për kolegët opozitar që të jenë pjesë  e këtij komunikimi e bashkëpunimi për të mirën e Kosovës”, tha Veseli.

Gjatë këtij takimi, Veseli ka kërkuar nga delegacioni i Francës dhe Gjermanisë që vendet e tyre duhet të marrin vendim të shpejtë e të drejtë për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, ndërsa ka theksuar se Kosova nuk do të pranojë asnjë kusht tjetër pasi i ka plotësuar të gjitha kriteret.

Gjatë takimit me delegacionin franko-gjerman, Kryeparlamentari Kadri Veseli ka folur edhe për iniciativën e tij formimin e Tribunalit Ndërkombëtar për gjenocidin serb në Kosovë.

Në takimin e Veselit me delagacionin francezo-gjerman ishin të pranishëm edhe bashkëkryesuesit e delegacionit shtetëror për dialog me Serbinë, Fatmir Limaj e Shpend Ahmeti.

Ndërsa, pas takimit me delegacionin francezo-gjerman, presidenti  Hashim Thaçi në një konferencë për media ka thënë se nga fryma e diskutimit të sotëm sheh se ka angazhim më serioz të një koordinimi evropian për suksesin e procesit të dialogut Kosovë-Serbi. “Dialogu duhet të ndodhë por edhe takimi i Parisit i pakushtëzuar. Ky takim do të ndodhë pavarësisht disponimit të Vuciqit. Tarifa do të mbetet, jam kundër që të hiqet tarifa. Bashkësia evropiane nuk duhet të lejoj që Serbia të vë kushte”, ka thënë Thaçi./21Media