Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe kryeparlamentari në largim Kadri Veseli ka uruar klubet kosovare që kanë arritur të licencohen nga FIFA

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe kryeparlamentari në largim Kadri Veseli ka uruar klubet kosovare që kanë arritur të licencohen nga FIFA

Klubet që kanë arritur të përmbushin kërkesat e UEFA-s për licencim janë : KF Trepça ’89, KF Prishtina, KF Llapi dhe KF Ferronikeli, ndërsa Besa e Pejës dhe Liria nuk kanë përmbushur kushtet, shkruan rtv21.tv.

Veseli në faqen e tij zyrtare në Facebook ka shkruar:

“Urime të përzemërta futbollistëve, shtabit teknik dhe të gjithë “Torcida”-s me rastin e licencimit të kampionit të ri të Kosovës në futboll, KF Trepça’89, për pjesëmarrje në garat e UEFA-s.

I përgëzoj edhe FC Prishtinën, KF Llapin dhe FK Feronikelin për marrjen e licencës.

Suksese!”/21Media