Veseli s’ka marrë ftesë për të dëshmuar në seancën gjyqësore?

Veseli s’ka marrë ftesë për të dëshmuar në seancën gjyqësore?

Në seancën gjyqësore ndaj katër deputetëve të Vetëvendosjes për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës mungojnë dëshmitarët Kadri Veseli dhe Armend Zemaj. Kurse, Naser Osmani  dhe Bekim Haxhiu janë të pranishëm në sallë.

Sipas burimeve të KosovaPress-it, gjykata nuk ka dërguar ftesë në kabinetin e kryeparlamentarit për ta ftuar atë që të dëshmojë në këtë proces.

Në seancën e fundit trupi gjykues ka refuzuar kërkesën e palëve mbrojtëse, duke mbetur në fuqi aktvendimi për caktimin e masës së paraburgimit për deputetët Albin Kurti dhe Donika Kadaj-Bujupi, kurse ndaj Faton Topallit dhe Albulena Haxhiut nuk është caktuar masa e paraburgimit.