Premtimet e kandidatit për kryeministër

Premtimet e kandidatit për kryeministër

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Kadri Veseli, mbrëmë ka takuar edhe banorët e Shalës së Lipjanit.

Ai ka premtuar se prodhuesve do ua subvencionojnë interesin e kredisë deri në 80 për qind për prodhim apo eksportim të produkteve “Made in Kosova”, si dhe ka premtuar themelimin dhe zhvillimin e Fondin për Punësim të Qëndrueshëm në shumë prej 200 milionë euro, i cili objektiv do ta ketë punësimin e të rinjve.

“Partia Demokratike e Kosovës është shpresë edhe për Shalën e Lipjanit. Ne do t’i rrisim grantet investive dhe subvencionet për fermerët e vyeshëm të kësaj ane. Do ua subvencionojmë interesin deri në 80 për qind të gjithë prodhuesve që marrin kredi për prodhim apo eksportim të produkteve “Made in Kosova”, ka shkruar ai.

Sipas Veselit ata që e punojnë tokën do të mbështeten edhe në krijimin e lidhjeve me tregje për plasimin e produkteve bujqësore, sepse ne do t’i asfaltojmë edhe 500 kilometra rrugë për t’i lidhur zonat rurale me qendrat urbane.

“Kapitalin e Fondit Kosovar për Garantimin e Kredive do ta rrisim në qindra miliona euro dhe do ta themelojmë dhe zhvillojmë edhe Fondin për Punësim të Qëndrueshëm në shumë prej 200 milionë euro, i cili objektiv do ta ketë punësimin e të rinjve”, ka shkruar Veseli.

Fushata e nisur katër ditë më parë përfundon më 4 tetor, ndërsa ë 5 tetor është heshtje zgjedhore e cila zgjat deri në mbylljen e qendrave të votimit të dielën në mbrëmje.

Në zgjedhjet e 6 tetorit, garojnë 25 subjekte politike, ndërsa numri i qytetarëve të cilët kanë të drejtë vote është 1 milion e 937 mijë e 869./21Media