Veseli premton rritje pagash për 20 për qind

Veseli ka thënë se me Fillimin e Ri pagat e sektorit publik do të rritën për 30 për qind

“Fillimi i ri, nuk do të përfundojë më 11 qershor, por do të fillojë”, ka thanë kreu i PDK-së në një takim që ka zhvilluar me qindra përfaqësues të bizneseve, ku ka prezantuar planin e tij për zhvillimin ekonomik, të realizuar pas “turit të dëgjimit” që ka pasur me qytetarë.

Madje, kreu i PDK-së, tha se deri tek zgjedhjet ka ardhur edhe si pasojë e mos kryerjes së punëve nga qeveria, sidomos ndaj fermerëve.

Veseli tha se ka hequr dorë nga egoja për të qenë kryeministër vetëm për të mirën e Kosovës dhe ecjen përpara dhe shtoi se me Haradinajn kryeministër do të marrin vendime të guximshme për zhvillimin e Kosovës ekonomikisht.

“Jemi bërë bashkë për ta ecur përpara vizionin e fillimit të ri, jemi bërë bashkë për Kosovën, për qytetarët e Kosovës, për ndërmarrësit, për fëmijët tanë, për profesionistët, nxënësit, studentët, për bizneset për fermerët. Jemi bërë bashkë për Kosovën tonë, që në mënyrë që të ecim përpara për arsye se kemi humbur mjaftë kohë si komb. Duhet të zhvillohemi fuqimisht, duhet të ecim përpara fuqimisht, duhet të marrim vendime të guximshme dhe të kemi vizion për të ecur përpara. Dhe ju jeni shumë të bindur në këtë, se së bashku me Ramushin kryeministër dhe me partneritetin që kemi bashkërisht si parti me e madhe në vend, PDK unë dhe ai do t’i lëvizim gjërat për të mirën e Kosovës, që të merren vendime dhe Kosova të ecë përpara ekonomikisht”, tha Veseli.

Programin ekonomik e ka paraqitur Besim Beqaj, i cili tha se fillimi i ri do të ketë një qasje tjetër në kuptimin e zhvillimit ekonomik. Sipas tij buxheti do t’i ndërrojë orientimet e tij dhe nuk do të jetë buxhet konsumues dhe në infrastrukturën fizike, sepse ka arritur rezultatet e veta, por do të orientohen të përkrahjen e bizneseve të vogla. Ai tha se me një riorientim total të buxhetit, rritja ekonomike prej 8 për qind do të realizohet.

Beqaj tha se do të krijojnë një gjykatë ekonomike, e cila do t’i trajtojë lëndët pa pritje. Po ashtu sipas tij, prioritet i fillimit të ri do të jetë përkrahja e sektorit privat. Derisa, sipas Beqajt një vendim që është kulmi i vendimeve, është marrja e vendimit për shpalljen e produktit vendor interes nacional të Kosovës.

Veseli mori fjalën përsëri ku bëri me dije se në mandatin e ardhshëm pagat e sektorit publik do të rritën për 30 për qind, derisa pensionet kontributdhënëse dhe jo kontributdhënëse do të rritën për 22 për qind.

“Mendojmë që në sektorin publik në mandatin e ardhshëm të rriten për 30 për qind pagat, po flas për sektorin publik. Por në të njëjtën kohë përveç rritjes 30 për qind të pagave në sektorin publik dhe 22 për qind pensionet kontributdhënës dhe atyre jo kontrobutdhënës, e cila është minimale për ata njerëz siç janë të moshuarit tanë, të kemi edhe subvencionim të pagave edhe për veprimtari prodhuese”, theksoi Veseli.

Pas Veselit e Beqajt, radhën e patën përfaqësuesit e bizneseve për pyetje, komente e kritika.

Jakup Berisha, kryetar i Shoqatës së Transportit Rrugor, kritikoi për mos dhënie të rëndësisë së transportit rrugor nga asnjë qeveri. Ai tha se nuk po e përmend askush transportin, ndonëse asgjë nuk mund të bëhet pa transport.

Ndërsa, premtimi i Veselit ishte se në mandatin e ardhshëm transporti për pensionistët, studentët dhe nxënësit do të jetë falas.

“Ajo që më nuk do të paguajnë do të jenë pensionistët, studentët dhe nxënësit për transport, më ata nuk do të paguajnë, do t’i marrim ne vet përgjegjësitë. Por ka edhe shumë gjëra që mos t’iu mbesim borxh, që ende do t’i vejmë në kuadër të veprimeve që do të jenë mujore në kuadër të fillimit të ri katër në vjeçarin e ardhshëm”, u tha Veseli.

Pati pyetje edhe për mos kompensimin e fermerëve që kanë pësuar nga sëmundja gungore. E për këtë, Veseli pati përgjigje konkrete, duke iu thënë se në Ministrinë e Financave i kanë paratë e ndara për fermerët.

“E kemi premtuar dhe është dashur të kryhet, janë ndarë edhe paratë rreth 1. 5 milionë për sëmundjen vitin e kaluar dhe ende nuk janë ndarë fermerëve, ende rrinë në buxhet dedikuar dhe nuk janë lejuar të bartën. Sikurse deri në fund tash mezi i kemi kryer, një vjet jemi shtyrë për specializantë, gjëra të cilat janë pikërisht që na kanë sjellë në zgjedhje, po ua them fare hapur, pse t’i vonojmë gjërat”, u shpreh Veseli.

Edhe përfaqësues të bizneseve tjera përkrahen prioritetet dhe politikat e fillimit të ri që do ta ketë qeveria e ardhshme. Veseli u premtoi përfaqësuesve të bizneseve se ai është garanti i premtimeve që po japin dhe se takimi me bizneset nuk do të ndalet as pas 11 qershorit, por do të vazhdojë në mënyrë që të implementohen të gjitha prioritetet e vëna në fillimin e ri, raporton KosovaPress.

Back to top button