Iniciativa e re për ruajtjen e nderit të ushtarëve

Iniciativa e re për ruajtjen e nderit të ushtarëve

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka takuar sot përfaqësues të organizatave të shoqërisë cilive, me të cilët ka diskutuar për nismën e tij për ngritjen e komisionit për pastrimin e listave të veteranëve të luftës.

Kryeparlamentati Veseli nëpërmjet një shkrimi në “Facebook” ka bërë të ditur se i ka ftuar shoqërinë civile që ta përkrahin këtë nismë dhe të punojnë së bashku për të ruajtur nderin e ushtarëve të lirisë dhe shtetin e Kosovës.

“Shoqëria civile është një nga shtyllat e rëndësishme të shtetit tonë për ndërtimin e një demokracie të mirëfilltë, si dhe për përballje me sfidat që kemi para nesh. Sot takova përfaqësues të disa prej organizatave dhe prezantova para tyre nismën time për të ngritur një Komision Hetimor për listat e veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ky është një mision në të cilin duhet të punojmë bashkë, për të ruajtur nderin e ushtarëve të lirisë dhe shtetin e Kosovës”, ka shkruar Veseli.

Veseli më 9 qershor  njoftoi se këtë javë PDK do të nisë inciativë legjitime, lidhur me statuset e veteranëve të luftës për të cilat ka dyshime se janë ndarë pameritë./21Media