Ai i është doktor shkence në fushën e Inxhinierisë Elektronike

Ai i është doktor shkence në fushën e Inxhinierisë Elektronike

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, prezantoi sot ministrin e ri të Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Muzafer Shalën, i cili është doktor shkence në fushën e Inxhinierisë Elektronike në Universitetin e KENT-it, i cili është njëri ndër universitetet më të mira në Angli.

Muzafer Shala është anëtar i Partisë Demokratike të Kosovës dhe vjen nga Dega e PDK-së në Vushtrri.

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli tha gjatë prezantimit të ministrit të ri se Inovacioni dhe Ndërmarrësia janë elementet kryesore të ekonomisë që synon Kosova.

“Njëri nga parimet kryesore për të krijuar ndërmarrësi dhe inovacion është bashkëpunimi adekuat në mes industrisë dhe botës akademike, së bashku me zhvillimin e kapitalit njerëzor. Ne kemi shumë njerëz premtues në Kosovë. Fatkeqësisht shumë prej tyre po e lëshojnë vendin; qëllimi jonë është që ta ndalim zbrazjen e trurit dhe t’i japim rinisë sonë arsye për të qëndruar këtu. Një mjedis që i siguron rinisë sonë kushte dhe programe për t’i realizuar ëndrrat e tyre, për të implementuar idetë e tyre inovative – definitivisht do t’i bindë ata për të qëndruar. Ky është misioni jonë”, tha Veseli.

Ai shtoi se ministri i ri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë ka potencial për ta bërë bashkëpunimin e duhur ndërmjet botës akademike dhe industrisë nga njëra anë, si dhe për t’i ofruar të rinjve kushtet e nevojshme dhe mjedisin e përshtatshëm nga ana tjetër, në mënyrë që të sendërtohen ëndrrat e tyre.

Në anën tjetër Muzafer Shala falënderoi Veselin për besimin e dhënë. “Projekti i Ministrisë së Inovacionit që është edhe si propozim i juaji…besoj që ka me mujt me shty përpara pjesën e inovacionit dhe ndërmarrësisë.“, tha Shala.

Ai tutje shtoi se ka potencial të madh të rinisë në Kosovë sidomos në fushën e IT-së, Shala po ashtu ftoi  edhe të rinjtë e Kosovës që kanë studiuar jashtë vendit, që të kthehen në Kiosovë duke iu premtuar atyre përkrahje.

Paraprakisht postin e Ministrit të Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, mbante Besim Beqaj, por që ai është liruar nga detyra për shkak të akuzave për korrupsion./21Media