Veseli: Qeveria e re të mos dorëzohet para Serbisë

Veseli: Taksa ndaj importeve serbe ka qenë vendim dinjitoz i shtetit tonë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka kërkuar nga kryeministri Albin Kurti të mos e heqë taksën ndaj Serbisë.

Veseli ka thënë se Qeveria e re duhet të mos të dorëzohet para Serbisë përpara sfidave dhe vendimeve të mëdha që e presin Kosovën.

“Taksa ndaj importeve serbe ka qenë vendim dinjitoz i shtetit tonë për t’iu kundërvënë sulmeve të njëpasnjëshme që Serbia ka bërë kundër Kosovës. Shpreh shqetësimin për ngutinë e tepruar të kryeministrit të ri për të përmbushur kerkësat e Serbisë dhe për të rehatuar Listën Serbe, e cila u largua nga qeveria e kaluar për shkak të taksës. Një qeveri ka rënë si pasojë e taksës, gjë që ka dobësuar për një kohë Kosovën. Prandaj, nuk duhet të ketë manovrime politike për këtë temë të ndjeshme, e cila rrezikon ta dëmtojë më tej vendin tonë. Qeveria e re duhet të mos të dorëzohet para Serbisë përpara sfidave dhe vendimeve të mëdha që e presin Kosovën”, ka shkruar Veseli në Facebook./21Media

Back to top button