"Nuk mund të na mirret e drejta që na takon"

“Nuk mund të na mirret e drejta që na takon”

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli pas mbledhjes së mbajtur të Kryesisë së Kuvendit tha që Kuvendi është duke iu kthyer normalitetit.

“Kuvendi po i kthehet normalitetit, ka një pozitë dhe opozitë për të marrur obligimet për qytetarët e vendit tonë, për të marrur obligimet në procesin integruese euroatlantike.”, tha Veseli. Ndërsa bëri të ditur që sot do të vazhdojë seanca me pikat e mbetura të rendit të ditës, kurse seanca e jashtëzakonshme me kërkesë të opozitës është caktuar të mbahet më 16 nëntor.

Kreu i Kuvendit ka folur edhe për liberalizimin e vizave, me ç’ rast tha se do të jetë i zëshëm për të drejtën e qytetarëve të Republikës së Kosovës për të lëvizur të lirë, pasi që sipas tij, Kosova është më mirë se vendet e tjera të rajonit.

“Vet ardhja e kancelarit austriak është lajm i mirë. Ne presim që Austria ta procedojë çështjen e liberalizimit të vizave. E dimë që ka vende skeptike, mirëpo kjo nuk është çështje politike. Ka zëra se është kështu, mirëpo në këtë rast do të jetë kundër vetvetes. Nuk mund të na merret e drejta që në takon, ndryshe ky është qëndrimi im politik, është racizëm. Racizëm i skajshëm”, tha Veseli ndërsa kujtoi që Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizim të vizave.

Dje në Kosovë ka qëndruar kancelari austirak Sebastian Kurz, i cili është shprehur skeptik për pritshmërinë për liberalizimin e vizave për Kosovën./21Media