Veseli: Seanca e sotme ka të bëjë me ndaljen e ofensivës së Vuçiqit

Seanca e jashtëzakonshme do të mbahet sot nga ora 14:00

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka deklaruar se pas një dite historike që ishte dje, sot do të vendosin për diçka shumë të rëndësishme, siç është çështja e dialogut.

“Seanca e jashtëzakonshme ka të bëjë me ndaljen e ofensivës së Vuçiqit për të treguar se Kosova ka zotësi. Ne nuk i frikësohemi këtij dialogu. Ne nuk i frikësohemi dialogut me Serbinë, sepse jemi shtet i pavarur dhe sovran”, tha ai në një prononcim për medie pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit të Kosovës.

Sot në mbledhjen e kryesisë së Kuvendit të Kosovës, u vendos që seanca e jashtëzakonshme për dialog me Serbinë të mbahet sot nga ora 14:00. Kjo seancë e jashtëzakonshme do të mbahet për miratimin e Projekt-rezolutës mbi procesin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Ndërkohë, shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti pak më parë u shpreh se do ta bojkotojnë seancën e sotme./21Media

Back to top button