Nis seanca për shpërndarjen e Kuvendit

Nis seanca për shpërndarjen e Kuvendit

Kuvendi i Kosovës ka nisur seancën e jashtëzakonshme ku do të shpërbëhet kjo legjislaturë. Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli nis seancën me këtë urim, “Urime ta kryejmë shpejt për çka kemi ardhë, po hapi seancën pastaj secili në fushatë”, ka thënë ai.

Shpresoj se nuk do të ketë askush një Kuvend si ky dembel“, shtoi Veseli.

Deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës gjatë kësaj legjislature kanë dështuar në përmbushje të detyrave dhe përgjegjësive të tyre. Përveç mungesave në seanca plenare, monitoruesit e punës së Kuvendit thonë se jo serioziteti në punë ishte problem tjetër. Po ashtu, marrja e mëditjeve në mungesë të tyre vlerësohet si praktikë e keqe që e ka përcjellur këtë legjislaturë./21Media