18 vjet nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Ohrit

18 vjet nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Ohrit

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, në 18 vjetorin e nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit, ka thënë se kjo ngjarje përbën arritjen më të madhe të përpjekjeve të shqiptarëve për të jetuar si të barabartë në trojet e tyre brenda Maqedonisë së Veriut.

Veseli tha se Marrëveshja e Ohrit dëshmon se kombi shqiptar është paqedashës dhe se problemet parapëlqen t’i zgjidhë përmes dialogut e mirëkuptimit.

18 vjet nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Ohrit në Maqedoninë e Veriut. Kjo ngjarje përbën arritjen më të madhe të përpjekjeve të shqiptarëve për të jetuar si të barabartë në trojet e tyre brenda këtij shteti. Kjo ujdi dëshmon se kombi shqiptar është paqedashës dhe se problemet parapëlqen t’i zgjidhë përmes dialogut e mirëkuptimit. Së bashku me Marrëveshjen për emrin ajo ka demokratizuar Maqedoninë e Veriut dhe ka stabilizuar Ballkanin. Paqja në Maqedoninë e Veriut ka rëndësi jetësore edhe për Kosovën, prandaj ne jemi shumë krenarë që bashkombasit tanë kanë qenë konstruktivë dhe kanë luajtur rol vendimtar në rrugën Euro-Atlantike të këtij shteti”, shkroi Veseli në Facebook.

Marrëveshja Kornizë e Ohrit, që u nënshkrua para 18 vjetësh, është një kontratë shqiptaro-maqedonase për raportet e reja shoqëroro-politike dhe ndërtimin e mëtutjeshëm të shtetit të quajtur Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë – tash Maqedonia e Veriut.

Kontrata u bë e mundshme pas konfliktit të armatosur në vitin 2001. Marrëveshja u realizua me ndihmën e bashkësisë ndërkombëtare, e cila dha kontributin për zgjidhje politike të krizës ndëretnike në vendin tonë fqinj./21Media