“Secila gjeneratë ka dhënë shumë për vendin tonë, për lirinë që e gëzojmë"

“Secila gjeneratë ka dhënë shumë për vendin tonë, për lirinë që e gëzojmë”

Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, ka marrë pjesë në hapjen e ekspozitës ‘Rrënjet e Shtetit’ e cila është hapur për nder të 10-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës në sheshin ‘Nënë Tereza’.

Me këtë rast, Veseli ka thënë se shteti i Kosovës është arritje e përpjekjeve shekullore për liri e pavarësi.

“Shteti i Kosovës është arritje e përpjekjeve shekullore për liri dhe pavarësi. Secila gjeneratë ka dhënë shumë për vendin tonë, për lirinë që e gëzojmë. Ekspozita “Rrënjët e Shtetit”, e hapur për nder të 10-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, përmbledh vetëm disa momente historie të rrugëtimit tonë për liri dhe pavarësi, si dhe jehonën që ato kishin në mediat ndërkombëtare”-ka shkruar Veseli në Facebook.