"Ishte i guximshëm dhe me heroizëm të madh u dilte gjithnjë në ballë betejave"

“Ishte i guximshëm dhe me heroizëm të madh u dilte gjithnjë në ballë betejave”

Kretari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ngriti lartë figurën e heroit të Kosovës, Skënder Çekut.

Veseli ka thënë se Çeku ka dhënë kontribut shumëvjeçar në organizimin dhe armatosjen e ushtarëve të UÇK-së, shkruan rtv21.tv

“Heroi i Kosovës, Skënder Çeku, ishte një prej veprimtarëve më të hershëm në përpjekjet tona për liri dhe pavarësi. Ai dha kontribut shumëvjeçar në organizimin dhe armatosjen e ushtarëve të UÇK-së. Shquhej për aftësi shumë të mira luftarake dhe kontributi i tij ishte i pazëvendësueshëm në betejat e Loxhës. Ishte i guximshëm dhe me heroizëm të madh u dilte gjithnjë në ballë betejave. Rënia e tij para 21 vjetësh ishte një humbje e madhe për UÇK-në. Do ta kujtojmë gjithmonë si luftëtar dhe strateg të madh, që la gjurmë të pashlyeshme në luftën tonë çlirimtare”, ka shkruar Veseli në Facebook.

Sot mbushen 21 vjet nga rënia heroike e dëshmorit gjeneral Skënder Haxhi Çekut./21Media