Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës priti shefen e Zyrës së Bashkimit Evropian

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës priti shefen e Zyrës së Bashkimit Evropian

Në një postim në faqen e tij zyrtare në Facebook, Kadri Veseli bëri të ditur se me shefen e Zyrës së Bashkimit Evropian, Nataliya Apostolova kanë biseduar për zgjedhjet parlamentare në Kosovë si dhe për sfidat që e presin shtetin tonë.

Veseli thekson se janë pajtuar që procesi i zgjedhjeve ishte në përputhje me standardet më të larta të demokracisë, duke dëshmuar një pjekuri të institucioneve tona.

Ai në fund shton se Partia Demokratike e Kosovës do të jetë një opozitë efikase dhe konstruktive në interes të qytetarit dhe Republikës së Kosovës./21Media