Veseli takohet me pjesëtarët e Batalionit “Atlantiku”

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, është takuar me pjesëtarët e Batalionit “Atlantiku”, të cilët para gati 20 vjetëve lanë SHBA për t’u bashkuar në luftën për liri

Në një postim në Facebook, Veseli shkruan se pjesëtarët e Batalionit “Atlantiku” edhe pas përfundimit të luftës kanë vazhduar ta mbështesin vendin e tyre, për ta forcuar politikisht e zhvilluar ekonomikisht.

“Pata kënaqësinë të takoj bashkëluftëtarët e mi nga Batalioni “Atlantiku”, të cilët para gati 20 vjetëve lanë Amerikën për të tu bashkuar në luftën për liri.

U takuam pikërisht në vendin ku ata ishin bërë bashkë për tu nisur për Kosovë, në Hotel Royal Regency.”, shkruan Veseli në Facebook.

Back to top button