Ambasadorët e uruan Veselin për mandatin e dytë

Ambasadorët e uruan Veselin për mandatin e dytë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli priti sot në takime të ndara ambasadorin e Francës në Kosovë, Didier Chabert, ambasadorin e Italisë, Piero Cristoforo Sardi dhe atë të Sllovenisë, Bojan Bertoncelj.

Sipas një komunikate për medie ambasadorët e uruan Veselin, për zgjedhjen edhe për një mandat në krye të legjislativit të Kosovës. Gjithashtu, ata konfirmuan përkushtimin e tyre për të thelluar bashkëpunimin e shteteve që përfaqësojnë me Kosovën dhe përkrahjen e vazhdueshme në të gjitha fushat.

Ndërsa, kreu i Kuvendit Veseli vlerësoi lart mbështetjen e Francës, Italisë dhe Sllovenisë për Kosovën në faza të ndryshme, duke theksuar nevojën e vazhdimit të kësaj përkrahjeje edhe në të ardhmen, si në afirmimin e mëtejmë ndërkombëtar të shtetësisë së Kosovës, ashtu edhe në forcimin e demokracisë së brendshme dhe zhvillimin ekonomik.

Kryeparlamentari konfirmoi aspiratat euro-atlantike të shtetit të Kosovës dhe kultivimin e fqinjësisë së mirë, në funksion të forcimit të paqes dhe zhvillimit të gjithmbarshëm rajonal./21Media