Veseli takon kryeopozitarin Lulzim Basha

Në vazhdën e takimeve Veseli takohet edhe me kryetarin e PD-së

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli sot është pritur në Selinë e Partise Demokratike të Shqipërise nga kreu i kësaj partie, Lulzim Basha.

Kryeparlamentari Veseli dhe kryetari i PD-së, Basha diskutuan për zhvillimet politike në Kosovë e Shqipëri, duke potencuar synimet e përbashkëta euro-integruese të të dyja vendeve.

Sipas një komunikate për media kryeparlamentari Veseli shprehu konsideratën e tij për kontributin e Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe të lidershipit të saj në arritjen e lirisë së Kosovës, si dhe në procesin e shtetkrijimit dhe shtetndërtimit të saj.

Kreu i opozitës, Lulzim Basha tha se Partia Demokratike mbështet rrugën integruese të Kosovës dhe do të vazhdojë dhënien e kontributit në të gjitha fushat.

Vizita e Kadri Veselit në Shqipëri ka filluar dje ku është takuar me krekrët e shtetit shqiptar./21Media

Back to top button