Veseli e fillon ditën me gratë në uniformë të UÇK-së

Veseli e fillon ditën me gratë në uniformë të UÇK-së

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli thotë se me gratë që dikur mbanin uniformën e UÇK-së kanë theksuar njëzëri se ky nuk është vendi për të cilin kanë luftuar.

Veseli ka ripërseritur se do të angazhohet me tërë fuqinë për të luftuar korrupsionin dhe nepozitmin.

“E fillova mëngjesin sot me bashkëluftëtaret e mia nga koha e luftës. Ishte kthim në kohë biseda me gratë në uniformë të UÇK-së, të cilat kanë dhënë një kontribut vendimtar, por nuk e kanë marrë kurrë lavdinë që e meritojnë. E theksuam njëzëri se ky nuk është vendi për të cilin kemi luftuar, që fëmijët tanë të largohen për shkak të mungesës së perspektivës”, ka thënë Veseli përmes një shkrimi në “Facebook”.

Veseli u shpreh se do të angazhohet për të luftuar korrupsionin dhe nepotizmin, që të ndërtohet një e ardhme më e mirë në Kosovë. “Për një ekonomi të lirë dhe të bazuar në mundësi të barabarta për të gjithë. Së bashku, sikurse ishim në luftë, do të jemi edhe sot kundër korrupsionit dhe nepotizmit. Fituam atëherë, do të fitojmë edhe sot”, ka shkruar tutje ai./21Media