"Lufta kundër korrupsionit është e vështirë, ne do t’ia dalim"

“Lufta kundër korrupsionit është e vështirë, ne do t’ia dalim”

Lideri i PDK-së, Kadri Veseli, u takua sot me pacientë të Klinikës së Kardiologjisë. Në një shkrim në Facebook, Veseli u shpreh se pacientët u ndanë të kënaqur me shërbimet që ofroi ky repart, pas reformës radikale. Madje, sipas tij, pacientët u ndanë të kënaqur me kujdesin që po e marrin nga personeli mjekësor.

“Askush më mirë se pacientët nuk i vërejnë ndryshimet në shëndetësi. Sot takova disa prej pacientëve që kanë marrë shërbime mjekësore në Klinikën e Kardiologjisë, pas reformës radikale të bërë aty. Ata më treguan që kanë marrë shërbime publike cilësore dhe të shpejta, pa pasur nevojë që të shpenzojnë para në sektorin privat. Edhe pacientët e shtruar më treguan se janë të kënaqur me kujdesin që po marrin nga personeli mjekësor. Ne e bëmë betejën që askush nuk kishte guxim ta bënte. Lufta kundër korrupsionit është e vështirë, por me vendosmërinë dhe vullnetin e duhur, ne do t’ia dalim.”, shkroi Veseli në Facebook./21Media