Veseli: Tarifa ka qenë një nga vendimet më të mira të institucioneve të Kosovës

Veseli flet për taksën

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli vlerëson se tarifa ka qenë një nga vendimet më të mira të institucioneve të Kosovës, si kundërpërgjigje ndaj Serbisë.

Veseli përmendi dy arsye që sipas të tij, taksës i ka humbur kuptimi.

“Kur ka kaluar tarifa në konsum të brendshëm e humbi kuptimin, ma më tepër u përdorke si luftë e brendshme. Pastaj pjesa e dytë kur ka kaluar në ballafaqim me SHBA-të dhe BE-në pa e qartësu në këtë pjesën, pa punuar edhe pak më shumë me ata nga një legjitimitet se kishim të drejte se Serbia na ka vu tarifën qe 17-18 vjet, atëherë u prish edhe më shumë“, deklaroi ai në “Click”./21Media

Back to top button