Kosova vazhdon të mahnitë spektrin futboll-dashës me paraqitjet e saj

Kosova vazhdon të mahnitë spektrin futboll-dashës me paraqitjet e saj

Vazhdon të mbetet i pamposhtuar trajneri zviceran, Bernard Challandes që prej ardhjes në postin e kryetrajnerit të Përfaqësueses së Kosovës. Ai nuk ka vendosur ende të dorëzohet në rrugëtimin e tij drejt suksesit me Kosovën.

Trajneri 67-vjeçar nga Zvicra, Challandes në një intervistë për gazetën e njohur zvicerane, “Le Matin”, ka folur për fitoren e së hënës kundër Bullgarisë, ku Kosova arriti të fitojë në Sofje me rezultat 3:2 kundër Bullgarisë. Ndërsa tha se ka shumë të rinjë kosovarë që janë ende të pavendosur se ku do luajnë dhe sipas tij suksesi i kombëtares kosovare mund të jetë  një mesazh i mirë për ata që të vendosin se për kë do luajnë. “Kjo arritje dërgon edhe një mesazh për ata që nuk kanë zgjedhur ende për cilin shtet duan të luajnë. Ka shumë kosovarë të rinjë në Gjermani që janë të pavendosur e që disa tashmë kanë zgjedhur gjermanët”, shtoi Challandes.

Në ndeshjen në Sofje, i pranishëm në stadium ka qenë edhe kryetari i kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli. Ndërsa, pas ndeshjes Veseli vizitoi lojtarërt në zhveshtore ku dhe u mbajti një fjalim në zhveshtore.

Vizitën e tij në zhveshtore trajneri Challands e ka përmendur edhe në intervistën për “Le Matin”. “Kjo është e mrekullueshme. Të hënën në Sofje, kryeparlamentari kosovar erdhi të na vizitonte në hotel, pastaj edhe në zhveshtore pas ndeshjes. Kishte fishekzjarre në Prishtinë pas suksesit ton”, tha fillimisht Challandes.

 

 

 

Kombëtarja e Kosovës e ka shijuar fitoren e parë në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020. Dardanët kanë arritur të mposhtin Bullgarinë në stadiumin “Vasil Levski” në Sofje, me rezultat 3:2. Kujtojmë se, kjo ishte ndeshja e 14-të rresht pa humbje e Kosovës, që është kombëtarja më në formë momentalisht./21Media