Veseli u shpreh se në takim, u diskutua që të arrihet konsensus politik

Veseli u shpreh se në takim, u diskutua që të arrihet konsensus politik

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli pas takimit me krerët e opozitës për të diskutuar për ngjarjet e fundit dhe rreth dialogut me Serbinë u deklarua për media me ç’rast tha se takimi ishte korrekt dhe është disktuar që të arrihet konsensus politik.

I pari i Kuvendit i ka bërë thirrje LDK-së dhe VV-së, që të jenë bashkë kur është fjala për interesin e shtetit.

Veseli u shpreh se në takimin u pajtuan, që të kenë një qëndrim të përbashkët kundrejt Serbisë.

Në takimin e Veselit morën pjesë kryeministri, Ramush Haradinaj, zv.kryeministri Fatmir Limaj, zv. kryeministri Enver Hoxhaj si dhe kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri. Po ashtu, në takim morën pjesë dhe partitë, PSD dhe Alternativa, anipse nuk e kishin paralajmëruar më parë.

Ndërkohë, LDK dhe Vetëvendosje janë deklaruar kundër kësaj ftese. Veseli të hënën ka ftuar krerët e partive politike për të diskutuar për harmonizimin e një rezolute për dialogun me Serbinë./21Media