Veseli shpalosë detaje nga lufta

Veseli shpalosë detaje nga lufta

Kryetari i PDK-së Kadri Veseli ka thënë se gjatë kohës sa ishte i angazhuar në Lëvizjen Popullore të Kosovës, kishte lëvizur shumë nëpër tërë Kosovën për të mos rënë në duart e Serbisë.

Ai ka rrëfyer se gjatë vitit 1996 ka qëndruar shumë në Jabllanicë, konkretisht në shtëpinë e Lahi Ibrahimajt, nëna e të cilit, pra gjyshja e Ramush Haradinajt ishte kujdesur shumë për të.

“Kam qenë duke qëndruar në vitin 1996 në Jabllanicë, në shtëpinë e Lahi Ibrahimajt. Aty për neve është kujdesur shumë, si me na pas fëmijë të vet, Nëna Azë, nëna e Lahit, gjyshja e Ramushit. Lahi me ka lënë nofkën Luli, që sot edhe gruaja ime me thërret”, ka thënë Kadri Veseli. për emsionin N’konak.