Veseli ua uron Bajramin besimtarëve mysliman

Veseli ua ka uruar Festen e Fitër Bajramit të gjithë besimtarëve myslimanë

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli ua ka uruar Festen e Fitër Bajramit të gjithë besimtarëve myslimanë në Kosovë dhe në diasporë.

“Të gjithë besimtarëve myslimanë në Republikën e Kosovës dhe në diasporë ua uroj festën e Fitër Bajramit, duke ju dëshiruar mirëqenie dhe lumturi në familje.

Kjo festë shënon përmbylljen e muajit të Ramazanit, i cili është muaj i vlerave të humanizmit, sikurse janë paqja dhe solidariteti ndërnjerëzor.

Këto vlera nuk i kanë munguar asnjëherë popullit tonë dhe ne sot duhet të angazhohemi të gjithë në forcimin e këtyre vlerave”, thuhet në urimin e Veselit.

Back to top button