Veseli uron shpërndarjen e Kuvendit

Veseli uron shpërndarjen e Kuvendit

“Urime do të shkojmë në zgjedhje” , kështu e nisi fjalën e tij kreu i PDK-së, Kadri Veseli, në një prononcim për media derisa bëri të ditur se do të jetë kandidat për kryeministër.

“Unë do të jem kandidat për kryeministër”, tha ai duke shtuar se është njeri i fjalës

“Shkojmë në zgjedhje për me fitu Kosova, se veç kur fiton Kosova, fitoj unë”, u shpreh ai.

Kuvendi i Kosovës sot në një seancë të jashtëzakonshme u shpërnda me 88 vota pro, 1 kundër dhe 2 abstenime, shkruan rtv21.tv.

Kreu i PDK-së, Kadri Veseli u shpreh se është i lumtur që të gjitha subjektet politike votuan për marrëeshjen e IPA-së dhe shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës./21Media