Veseli: Ushtria e Kosovës do ta forcojë paqen në Ballkan

Veseli vazhdon vizitën e tij zyrtare në Amerikë

Gjatë qëndrimit të tij në SHBA, Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka takuar edhe Zëvendësndihmës Sekretaren e Mbrojtjes, Laura Cooper. Pas këtij takimi Veseli është zotuar se ushtria e Kosovës do të jetë përkrahëse e SHBA-së.

“Në Pentagon, një takim tejet përmbajtjesor me Zëvendësndihmës Sekretaren e Mbrojtjes, Laura Cooper. Ushtria e Kosovës do të jetë partnere e përhershme e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ushtri që do të forcojë paqen në Ballkan.” , ka shkruar Veseli në Facebook.

Kreu i Kuvendit të Kosovës në SHBA përveç konfirmimit të mbështetjes amerikane për Ushtrinë e Kosovës ka marrë edhe donacione të shumta të ngritjes së kapaciteteve ushtarake./21Media

Back to top button