Veseli: Vendimi i SHBA-ve mesazh për botën

Veseli ka përshëndetur sulmet ushtarake që ka ndërmarr presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump në Siri

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli në një intervistë për televizionin publik ka thënë se sulmi i SHBA-së në Siri na kujton vlerat që ka ky vend për njerëzimin.

I pari i kuvendit tha se vendimi i presidentit amerikan Donald Trump është tipik i një lideri që dëshmon se SHBA janë në mbrojtje të gjitha vendeve ku diktatorët dhunojnë vlerat dhe cenojnë të drejtat elementare të njeriut.

Ai tha se ky vendim i SHBA-së është mesazh se bota po ecën në rrugën e duhur.

Back to top button