Veseli: Zhvillimi Ekonomik, ulë papunësinë dhe varfërinë

Sektori i bujqësisë ka bërë bashkë përfaqësuesit e institucioneve vendore dhe ato ndërkombëtare të cilat ndihmojnë bujqësinë në Kosovë.

Në konferencën e donatorëve ndërkombëtarë për bujqësi që u mbajt në Prishtinë u paraqiten rezulatet e arritura dhe sfidat që po e pengojnë zhvillimin e sektorit të bujqësisë në Kosovë.

Bujqësia u vlerësua si një nga sektorët me të rendësihëm për zhvillimin ekonomik të Kosovës. Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, tha se puna më e dobishme që mund të bëjnë politikanët e një vendi është të merren me ngritjen e mirëqenies së qytetarëve të vet, nëpërmjet forcimit ekonomik./21Media

Back to top button