Poezi nga Xhejlane Tërbunja

Poezi nga Xhejlane Tërbunja

Veshi teshat ma t’bukra që i ki n’dollap zemër,
Qite parfumin ma t’shtrejt’ që e ru’n për rastet e veçanta,
Por n’fund të ditës faqen kur e takon me jastëk e qerpik’t t’palohen, ki me fjet’ qashtu si çdo lypsar.
Qite gishtin n’hartë e thuj ku po don me shku,
Shëtite krejt botën zemër.
Por n’fund të ditës sytë e tu kanë me dasht me i pa veç pamjet që ta majn’ ngrohtë shpirtin.
Ha ushqimet ma t’shëndetshmet, ma interesantet , ma t’shtrejtat, ma t’shijshmet e ato që nuk e din as qysh shqiptohen e çka janë, zemër.
E, n’fund t’ditës e kupton që e ke m’ush barkun, por dhimbjen e shpirtit bosh ki me e n’i nisoj si ata që barkun that’ e kanë.
Flej n’hotelet me numrin ma t’madh t’yjeve ku kanë fjet’ “t’pavdekshmit” e k’saj bote, zemër.
Por rahatinë e andrrave nuk e gjen n’krejt puplat e patave ma t’bukra t’botës…
Prandaj t’du njeri,
sepse n’fund të ditës krejt jemi njisoj n’mrendi.