Agnesa duket bukur

Agnesa duket bukur

Për modelen e njohur kosovare, Agnesa Vuthaj ditë më parë ishte raportuar se është në lidhje me një biznesmen indian. Ish-Miss Kosova këtë lajm e ka mohuar lajmin, e cila kishte shkruar se deri tani nuk ka reaguar për shkrimet që i janë bërë deri tani, deri te ato që e kanë shkelur edhe privatësinë e saj.

Kurse, sot Agnesa zuri vend në mediat rozë për veshjen e shtrenjtë, e cila kalon shifrën e 100 mijë eurove.

Faqja shqiptare në Instagram what they wearin ka publikuar fotografinë e Agnesës, duke treguar për rrobat, se sa kushtojnë.

Çanta e brendit Hermes Birkin 40 Fauce Matte Alligator Bag që kushton 85 mijë 700 euro. Një orë luksoze të markës Rolex  Lady DateJust 28 me çmim prej 10 mijë e 300 euro  kurse, ora dhe një bylyzyk dore të firmës Love Bracelet, me 4 diamantë me vlerë prej 10 mijë e 100 euro.

Agnesa Vuthaj në vitin 2003 u shpall Miss Kosova, ndërsa vetëm një vit pas rrëmbeu edhe kurorën e me të bukurës në Shqipëri. Bukuroshja në vitin 2004 përfaqësoi Shqipërinë në “Miss World”, kurse në 2005 në “Miss Universe”. /21Media