Një sinjal pozitiv

Një sinjal pozitiv

Veshjet e reja të Mbretëreshës Elizabeth nuk do të kenë gëzof të vërtetë

Nga pallati i Buckingham-it në Britaninë e Madhe thonë se në veshjet e reja të dizajnuara për Mbretëreshën Elizabeth II nuk do të përdorin gëzof të vërtetë.

Nga pallati bënë të ditur se me këtë vendim nuk do të thotë se Mbretëresha do të hedhë të gjitha veshjet me gëzofë që ajo veç i ka, shkruan rtv21.tv

Në deklaratën e pallatit thuhet “Mbretëresha do të vazhdojë t’i veshë prapë rrobat ekzistuese që i ka në gardërobën e saj“.

Vendimi i kënaqi aktivisitët për të drejtat e kafshëve, të cilët nganjëherë e kanë kritikuar monarken për veshjet me gëzof në koleksionin e saj të veshjeve nga disenjatorët.

Claire Bass, drejtoreshë e Humane Society International në Britaninë e Madhe tha “jemi të entuziazmuar që Shkëlqesia e saj zyrtarisht ka kaluar në veshje pa gëzof”.

Tutje ajo thotë se vendimi i mbretëreshës do të dërgojë sinjal pozitiv se gëzofi më nuk konsiderohet modern./21Media