Reagimi i Shpend Ahmetit pas vdekjes së Fadil Vokrrit

Reagimi i Shpend Ahmetit pas vdekjes së Fadil Vokrrit

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka reaguar pas lajmit të vdekjes së kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrrit.

Sipas Shpend Ahmetit, Fadil Vokrri vështirë që zëvendësohet në çdo pozitë që kishte.

”Një jetë plotë suksese, e duke pritur sukseset e radhes së ngritjes së përfaqësueses së Kosovës. Vështirë i zëvendësueshëm në çdo pozitë që luajti e që mbajti. I respektuar në çdo vend që jetoi. Lajm i hidhur e i rëndë. Pusho në paqe Fadil Vokrri!”, ka shkruar i pari i Prishtinës në facebook.

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës nuk i ka mbijetuar sulmit në zemër që ka pësuar në mëngjesin e sotëm. Fadil Vokrri vdiq në moshën 57 vjeçare./21Media